AGROINPUT JAZXHI eshte nje kompani me nje histori 20 vjecare e fokusuar tek bujqesia. AGROINPUT ka hedhur hapat e para ne zonen e Korces ne vitin 1991, per ti sherbyer fermereve dhe kultivuesve me produkte per mbrojtjen e bimeve, farera, fidane dhe plehera kimike per perdorim ne bujqesi. Nga viti 1998 kur kompania hapi zyrat e para ne Tirane dhe ne vazhdim aktiviteti i AGROINPUT eshte perhapur ne te gjithe Shqiperine, me tej dhe ne Kosove duke rritur gamen e produkteve dhe sherbimeve per fermeret, kultivuesit, farmacite bujqesore.
Fokusi yne qe nga krijimi ka qene dhe eshte informimi, trajnimi dhe mbeshtetja per fermeret, kultivuesit dhe te gjithe njerezit e perfshire ne bujqesi, me qellimin per te siguruar nje prodhim bujqesor te sigurt per te gjithe.
Kjo eshte bere e mundur fale nje stafi specialistesh dhe agronomesh qe punojne dhe japin kontributin e tyre ne AGROINPUT, gjithashtu dhe fale bashkepunimeve qe AGROINPUT ka me kompani si BAYER, LIMAGRAIN, SOLO, KUKER, CONTINENTAL SEMENCES.